Balluku nën hetim nga SPAK/ Rama për DW: Nuk kam asnjë koment, drejtësia bën punën e vet…

Balluku nën hetim nga SPAK/ Rama për DW: Nuk kam asnjë koment, drejtësia bën punën e vet…

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një ditë më parë emrin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku si person nën hetim për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera. Numri dy i qeverisë “Rama 4” sipas burimeve është thirrur të paraqitet në SPAK të hënën mbi bazën e një shkrese që mban firmën e prokurorit të Posaçëm Dritan Prençi dhe në fletëthirrje Ballukut i speficikohet që të paraqitet e shoqëruar nga avokati. Ndërkohë sot, kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me këtë zhvillim të ri nga Prokuroria e Posaçme duke u shprehur se “drejtësia bën punën e vet”. Gjatë një interviste për Deutsche Welle nga Berlini ku po merr pjesë në punimet e Global Dialogue, kreu i qeverisë është shprehur:     “Nuk kam...