Balluku nën hetim nga SPAK, Rama ‘lëshon’ besniken e tij njësoj si Veliajn: Drejtësia të bëjë punën e vet

Balluku nën hetim nga SPAK, Rama ‘lëshon’ besniken e tij njësoj si Veliajn: Drejtësia të bëjë punën e vet

Një ditë pas lajmit se SPAK ka marrë nën hetim zëvendëskryeministren Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama reagoi duke thene se “drejtësia bën punën e saj”. Për DW, kreu i qeverisë u shpreh se “çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm” Rama: Nuk kam asnjë koment për asnjë rast. Ne kemi punën tonë, drejtësia punën e vet dhe deri kur cështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politike dhe e mediave që i shërbejnë politikës.