Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Dino Buzzati: Masa të kota kundër dashurisë
Nga: Dino Buzzati Tani që ai u largua dhe nuk do të bëhet i gjallë më, u zhduk, u fshi tutje nga fusha e jetës saktësisht si të kish vdekur, asaj, Irenës, nuk i mbetet veçse të armatoset me gjithë guximin që një grua mund t’i kërkojë Zotit dhe të shkulë të gjitha rrënjët me të cilat ajo dashuri e pafat i ishte ngjitur pas rropullive të saj. Gjithmonë ka qenë një vajzë e fortë, Irena, e kësaj here s’do të jetë më pak e tillë. U krye! Më pak e tmerrshme nga sa e mendonte ajo; e më pak e gjatë. Nuk kanë kaluar as katër muaj dhe ja teksa ndihet plotësisht e çliruar. Paksa më e dobët, më e zbehtë, më delikate, më e...