Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
EMRI/ Gomone me drogë nga Shqipëria, gjenden 80 kg në mjetin e fundosur. Arrestohet “Çimoni”, kontrolle banesash në Sarandë
Është peshuar sasia e drogës e gjetur dje në gomonen gjysmë të fundosur, që lëshoi sinjalin “SOS” në hapësirën detare midis Korfuzit dhe Igumenicës. Pas ekzaminimeve në spitalin e Filatit dhe shoqërimit më pas në policinë e Igumenicës të 50-vjecarit nga Saranda, Edmond Musa i njohur si “Çimoni”, policia greke ka ushtruar kontroll në mjetin lundrues gjysmë të fundosur. Mjeti ishte sjellë nga rrymat pranë brigjeve të Sajadhës dhe brenda tij policia gjeti rreth 80 kg marijuanë. Ende nuk dihet nëse ishte më e madhe sasia e drogës së transportuar me gomone nga Saranda, pasi skafisti duke parë që kishte pësuar avari, mund të ketë hedhur në det një pjesë të ngarkesës. Shkak i avarisë mendohet të ketë qenë deti i trazuar, çka ka detyruar...