Balluku nën hetim/ Rama flet për ‘Deutsche Welle’: Drejtësia bën punën e vet, por dënimet nuk jepen nga gjykata popullore

Balluku nën hetim/ Rama flet për ‘Deutsche Welle’: Drejtësia bën punën e vet, por dënimet nuk jepen nga gjykata popullore

Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Berlini marrjen nën hetim të zëvendëses së tij, Belinda Ballukut. Në një intervistë për 'Deutsche Welle', Rama tha se drejtësia bën punën e saj. "Një ditë pas lajmit se SPAK ka marrë nën hetim zëvendëskryeministren Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama deklaroi se “drejtësia bën punën e saj”. Balluku dyshohet për shkelje të barazisë në tendera dhe është zëvëndëskryeministrja e dytë nën hetim nga struktura e posaçme anti-korrupsion, pas Arben Ahmetajt, nën akuzë për korrupsion," raporton Deutsche Welle. Rama dha edhe një mesazh se njerëzit janë të pafajshëm derisa të ketë një vendim të formës së prerë. “Nuk kam asnjë koment për asnjë rast, sepse siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet. Deri kur çështje të...