Dy super raunde të Serie A në pak ditë, futbolli italian nuk ndalet

Dy super raunde të Serie A në pak ditë, futbolli italian nuk ndalet

Në “Il Calcio” dhe Tring Sport nuk ndalet pasioni. Në vetëm pak ditë do të luhen 2 raunde të jashtëzakonshme, me plot 20 ndeshje, disa prej të cilave elektrizuese dhe njëherësh përcaktuese për ecurinë në kampionat, por edhe për kreun aktual të renditjes. Sepse në Serie A, për titullin ndodh të luhet deri javën, ndeshjen e fërshëllimën e fundit. Të shtunën, në superndeshjen e javës 8, në “Diego Armando Maradona” Napoli pret Interin. Me zemrën e jugut dhe tifozët pas vetes, kampionët e Italisë kërkojnë rikthimin në majë, sidomos pas disfatës dramatike në Champions, ndërkohë që zikaltrit lombardë shkojnë të vendosur për të treguar forcën, në një ndeshje ku pasioni takon historinë. E diela sjell një tjetër supersfidë, atë në “Olimpico” mes Lazios dhe Juventusit,...