Burimi:
Shkodraweb.com
Foto © Shkodraweb.com
EMRI – Arrestohet 56- vjeçari në kërkim, duhet të vuajë mëse 2 vite burg; në pranga edhe 4 shtetas të tjerë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Ardian Kastrati., 56 vjeç, banues në fshatin Kçar i Poshtëm, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 4 muaj burgim, dhe i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet, 7 muaj e 18 ditë burgim, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Po ashtu, u arrestuan shtetasit V. T., 30 vjeç, E. V., 30 vjeç, A. P., 29 vjeç, të tre banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjetin me...