Si e përndiqnin Petro Markon, ja çfarë shkruante Sigurimi i Shtetit më 1946

Si e përndiqnin Petro Markon, ja çfarë shkruante Sigurimi i Shtetit më 1946

Shkrimtari Petro Marko është ndjekur në mënyrë të vazhdueshme, nga Sigurimi i Shtetit gjatë regjimit komunist, për shkak të qasjeve të tij jo miratuese ndaj mënyrës sesi po qeverisnin komunistët. Që në ditët e para të pushtetit komunist ata e kishin nën shënjestër Petro Markon, duke verifikuar lidhjet e tij me amerikanët dhe të tjerë që kishin kontakte me botën perëndimore. Madje, edhe një përpjekje të tij për të rigjeneruar prodhimin e qitros në zonën e Himarës, Sigurimi e konsideronte një veprimtari kundërshtare, transmeton ‘konica.al’. Më poshtë, sjellim një pjesë nga ajo që raportonin “sipër” agjentët e sigurimit mbi Petro Markon, e shkëputur nga gazetarja Luljeta Progni, në librin e saj “Media shqiptare, rrugëtimi i vështirë drejt lirisë”: Çfarë shkruante Sigurimi në vitin 1946 për...