Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
BIRN: ‘Paketa e Maleve’ rrezikon të nxisë konflikte sociale
Kryeministri Edi Rama kritikoi kryetarët e bashkive për vonesa në zbatimin e skemës së njohur si “Paketa e Maleve”, por ekspertët e shohin këtë nismë si mbivendosje ndaj ligjeve të tjera, që paralelisht me zhvillimin mund të rrezikojë nxitjen e konflikteve të pronësisë në zonat ku do të aplikohet. “Ti Kreshnik, çfarë të ka penguar ty që të bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qeveri?”- iu drejtuar kryeministri Edi Rama të enjten kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari gjatë një takimi me kryetarët e bashkive, ku ata morën urdhër të prerë që të dorëzonin hartat e zonave prioritare në qeveri për zbatimin e ligjit kontravers “Paketa e Maleve”. Edhe pse Hajdari u përpoq të justifikohej se dorëzimi i hartës ishte penguar nga...