Trump harron “miqësinë”, i bën presion Melonit që të blejë armë amerikane për Ukrainën

Trump harron “miqësinë”, i bën presion Melonit që të blejë armë amerikane për Ukrainën

Sipas të përditshmes italiane La Stampa, presidenti amerikan Donald Trump dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, po ushtrojnë presion mbi kryeministren italiane, Giorgia Meloni, që Italia të bashkohet me programin amerikan PURPL, një skemë që synon furnizimin e Ukrainës me armë.  Në fillim, Meloni është shprehur kundër përfshirjes në këtë nismë, duke përmendur vështirësitë ekonomike të vendit dhe opinionin publik negativ ndaj ndihmës ushtarake për Kievin.  Megjithatë, sipas gazetës, “diçka ka ndryshuar më vonë”: Trump e ka nxitur personalisht Melonin të “bëjë një përpjekje”, ndërsa Rutte ka theksuar se programi PURPL është thelbësor për unitetin e Aleancës dhe për rritjen e dërgesave të armëve drejt Ukrainës.  Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka provuar gjithashtu ta bindë Melonin që të mbështesë këtë program, ndërsa sipas burimeve të La Stampa-s, ajo ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar dhe “është në fazë reflektimi”.  Meloni, nga ana...