Laporta, optimist para “El Clasico”: Nuk do të lodhesha kurrë së fituari në “Bernabeu”

Laporta, optimist para “El Clasico”: Nuk do të lodhesha kurrë së fituari në “Bernabeu”

25 Tetor 2025 9:15 Alfred Lleshi Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, foli para “El Clásico”, duke u shprehur i optimistë për ndeshjen. Ai tha se lojtarët janë shumë të motivuar dhe se pavarësisht kush do të luajë, Barcelona ka shanse për fitore: “Jam i bindur se lojtarët do të na japin një kënaqësi dhe do të fitojmë në ‘Bernabéu’, siç ka ndodhur edhe sezonin e kaluar”. Laporta vuri në dukje se ekipi është i përgatitur dhe i fokusuar: “Isha duke ngrënë me ekipin pas stërvitjes dhe e pashë shumë të motivuar, shumë të përqendruar”. Ai komentoi edhe mungesën e trajnerit Hansi Flick në stol: “Marcus (Sorg) do ta zëvendësojë. Hansi e motivon dhe të dy janë shumë të entuziazmuar”. Presidenti kritikoi vendimin e gjyqtarit për kartonin...