Ina Zhupa i përgjigjet nënkryetares së bashkisë Sarandë që u largua nga PD: I paudhi bëhet sot maskara

Ina Zhupa i përgjigjet nënkryetares së bashkisë Sarandë që u largua nga PD: I paudhi bëhet sot maskara

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, i është përgjigjur nënkryetares së Bashkisë së Sarandës, Manjola Nikollos, pasi kjo e fundit kaloi nga PD në pushtetin vendor. Kjo e fundit në një intervistë të dhënë, akuzoi Zhupën për manipulim të procesit të primareve nëpërmjet ndikimit në kryesinë e partisë, shkaqe këto që e detyruan Nikollon të dorëhiqej nga primaret dhe nga drejtimi i degës së PD-së në Sarandë dhe rrjedhimisht largimin nga PD.  Ina Zhupa ka shpërndarë në rrjete sociale statusin e botuar nga Shpëtim Ahmeti, demokrati që drejton sot degën e PD-së në Sarandë. Ahmeti shkruan se ky ‘kalim i ylberit politik’ i Nikollos, i shërbeu asaj për tu bërë kryefjalë në media për 1 ditë dhe për të marrë një rrugë si nënkryetare bashkise.  Ahmeti shkruan se ky lajm nuk ishte aspak çuditës, pasi siç shkruan ai, ra thjeshtë një maskë dhe një e...