Milani ndalet 2-2 nga debutuesit e Pisas, kuqezinjtë rrezikojnë të humbasin kreun e Serie A

Milani ndalet 2-2 nga debutuesit e Pisas, kuqezinjtë rrezikojnë të humbasin kreun e Serie A

Serie A e futbollit në Itali nisi të premte me raundin e tetë. Në ‘San Siro’ vendasit e Milanit barazuan 2-2 kundër debutuesve të Pisas. Vetëm në shtesën e ndeshjes Milani ia doli të barazonte, pasi më herët Pisa kishte përmbysur rezultatin. Edhe pse Allegri i kishte paralajmëruar të tijtë para sfidës, ashtu si kundër Cremoneses (1-2), Milani bën një hap fals po në shtëpi kundër një ekipi debutues. Fillimi i ndeshjes foli për vendasit, madje Milani e gjeti golin e epërsisë shumë herët me Rafael Leaon. Portugezi përfitoi nga një pasim i Riccit dhe mposhti portierin Semper. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, ndërsa në fraksionin e dytë miqtë do bënin surprizën. Duhej veterani Juan Cuadrado që në minutën e 60-të të vendoste ekuilibrat nga pika e...