Kontrabandë veshjesh nga Greqia në Shqipëri, pranga shoferit të autobusit

Kontrabandë veshjesh nga Greqia në Shqipëri, pranga shoferit të autobusit

Një shofer autubusi ka rënë në prangat e policisë kufitare të Kapshticës, pasi kontrabandoi veshje nga Greqia në Shqipëri. Gjatë kontrollit të kryer në autobusin e 54-vjeçarit blutë konstatuan se veshjet nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Veshjet të cilat kapnin vlerën rreth 100 mijë euro u sekuestruan si provë materiale. “Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të marra në rrugë operative, shërbimet e DVKM Korçë, në hyrje të RSh-së, në PKK Kapshticë, kaluan për kontroll në vijën e dytë autobusin me drejtues shtetasin N. Z., 54 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë. Nga kontrolli, në autobusin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur veshje të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje....