Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Fshati Lin shpallet ‘Ansambël Arkitektonik Urban’!
Fshati Lin POGRADEC-Fshati Lin, i cili ndodhet në brigjet e liqenit të Ohrit, rreth 20 kilometra larg qytetit të Pogradecit është shpallur Ansambël Arkitektonik Urban'. Lajmi është dhënë nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë vë në pah edhe vendimin e marrë së fundmi. “Mirëmëngjes dhe nga fshati i bukur i Linit që sapo është shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban”, duke u përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama. Zbulimet e fundit arkeologjike të realizuara gjatë dekadave të fundit kanë nxjerrë në dritë një kishë të hershme që daton në shekujt V–VI pas Krishtit, e pasur me mozaikë të rrallë, zbukurime gjeometrike dhe simbole kristiane.