Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Ëndrra e dyfishtë e Xabi Alonsos; mbajtja e Barcelonës larg dhe rafinimi taktik i skuadrës së tij
Të dielën pasdite, në orën 16:15, do të nisë të luhet “El Clásico”, “nëna e të gjitha ndeshjeve”, që ndez Spanjën dhe gjithë botën e futbollit. Këtë herë përballja ka një specifikë të veçantë: Real Madridi kryeson La Liga-n me vetëm 2 pikë më shumë se Barcelona. Ndeshja mbërrin në një moment të veçantë për “Los Blancos”, që kanë zgjedhur një rrugë të re. Pas largimit të Ancelottit drejt Brazilit, ptresidenti Pérez ia ka besuar drejtimin Xabi Alonsos, një trajner me identitet të qartë taktik, ndryshe nga tradita e paraardhësve si Del Bosque, Zidane apo Ancelotti, të cilët mbështeteshin më shumë tek individualitetet e yjeve. Alonso po përpiqet të fusë në “Casa Blanca” një filozofi kolektive, që bashkon konceptet pozicionale dhe relacionale, duke alternuar lojtarët...