Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Lakers korrin suksesin e parë falë Doncic, humbasin Boston, Golden State e Phoenix
Surpriza në ndeshjet e sotme në NBA, ku Boston u mund 105-95 nga New York. Jalen Brunson me 31 pikë ishte lider në fushë për nju-jorkezët. Fiton skuadra e Milwaukee, që mundi 122-116 Toronto, ndeshje ku u dallua Antotekounmpo me 31 pikë e 20 rebound. Fitoren e parë sezonale korr ekipi i Lakers, që mundi 128-110 Minnesota. Tjetër ndeshje e shkëlqyer për Luka Doncic, që realizoi 49 pikë e 11 rebound. Skuadra e Cleveland, falë 353 pikëve të Donovan Mitchell, mundi 131-124 Brooklyn jashtë fushe. Ndeshje e shkëlqyer e Miami, që triumfoi thellë 146-114 në fushën e Memphis. 8 basketbollistë të Miami realizuan mbi 10 pikë. Zhgënjen skuadra e Golden State, që u mund 139.119 nga Portland. Curry realizoi 35 pikë, por që s’mjaftuan, ndërsa...