Osmani: Nëse s’ka qeveri të dielën, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra krijon shumicën

Osmani: Nëse s’ka qeveri të dielën, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra krijon shumicën

Të dielën, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për seancën rreth formimit të qeverisë së re. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se nëse dilet pa marrëveshje për qeveri të re, ajo do t’i ftojë të gjitha partitë për konsultime, nëse ndonjëra mund të krijojë shumicën. Ndër të tjera, presidentja e Kosovës ka theksuar se është herët të flitet për zgjedhje të parakohshme. “Rrjedhat politike në Kosovë janë të paparashikueshme mund të ketë marrëveshje në orët e fundit dhe këtë unë nuk mund ta parashikojë. Në qoftëse s’ka marrëveshje atëherë si presidente e vendit do t’i ftojë të gjitha partitë politike për të parë në qoftëse ka mundësi që dikush ta krijojë shumicën, po ashtu mendoj se është herët të flasim për zgjedhje të...