Zbardhet sherri me deputetin në Kosovë, avokati i qytetarit tregon fyerjet: Gënjen gruaja dhe nëna jote

Zbardhet sherri me deputetin në Kosovë, avokati i qytetarit tregon fyerjet: Gënjen gruaja dhe nëna jote

Liridon Kutllovci, avokati i qytetarit të dhunuar nga deputeti i LDK-së në Kosovë, Armend Zemaj, ka dhënë versionin e tij të ngjarjes. Përmes një deklarate për mediat, Kutllovci shprehet se ngjarja ka ndodhur teksa qytetari i dhunuar ishte duke kaluar me gruan e tij pranë deputetit, duke iu drejtuar këtij të fundit me fjalët “Të gjithë jeni njësoj, vetem gënjeni”. Sipas avokatit, kjo deklaratë e klientit të tij ka ardhur si pasojë e frustrimit qytetar në lidhje me gjendjen politike e ekonomike të vendit. Ai shtoi se pas kësaj deklarate, deputeti Zemaj ka reaguar ashpër me fyerje dhe dhunë fizike në drejtim të klientit të tij, i cili sipas avokatit, ruajti qetësinë dhe thirri policinë për ndihmë. Deklaratë: Unë, Avokat Liridon Kutllovci, në cilësinë e...