Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Forumi i ‘Berlin Global Dialogue’, Rama: Jam i ftuar si një ndër dy folësit e sesionit përmbyllës
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, bën me dije se nesër do të marrë pjesë në forumin e Berlin Global Dialogue. Rama shkruan se Berlin Global Dialogue është forumi që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes.Gjithashtu Rama thekson se së bashku me Ursula von der Leyen, do jenë dy folësit e sesionit përmbyllës nesër. “Berlin – Në Berlin Global Dialogue (BGD) – forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes – ku jam i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me Presidenten Ursula von der Leyen”, shkruan Rama.