A do të ketë qeveri të dielën? Osmani paralajmëron zgjedhje nëse nuk ka shumicë

A do të ketë qeveri të dielën? Osmani paralajmëron zgjedhje nëse nuk ka shumicë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se ende nuk dihet se a do të ketë seancë të dielën për krijimin e qeverisë ashtu siç u raportua gjatë ditës së sotme. Presidentja, theksoi se kjo seancë ftohet vetëm nëse krijohen nga Albin Kurti, 61 votat e nevojshme për qeveri. Osmani u deklarua edhe për çështjen e marrëveshjeve politike, duke thënë se një gjë e tillë mund të arrihet ‘’në momentet e fundit’’, dhe se, ‘’rrjedhat politike në Kosovë nganjëherë janë të paparashikueshme’’. ‘’Tani nuk dihet në qoftë se të dielën do të ketë seancë të kuvendit apo jo, sepse seanca e Kuvendit ftohet vetëm në qoftë se krijohen 61 votat e nevojshme nga i mandatuari për kryeministër zoti Kurti, në qoftë se kjo do të...