”Vetting” edhe për emrat e rrugëve

”Vetting” edhe për emrat e rrugëve

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit kërkon që gjatë vendosjes së emrave të figurave historike në rrugë, sheshe apo mjedise të tjera publike të merret miratimi i tij. “Kjo vjen me rezolutat europiane por edhe shqetësimin e të përndjekurve politikë të cilët kanë shprehur shqetësimet përkatëse në institucionet e të drejtave të njeriut siç është rekomandimi i Avokatit të Popullit që ka bërë në lidhje me korrektësinë që duhet të ketë pushteti vendor për verifikimin e pastërtisë së këtyre figurave me emra simbolesh, data të personave që kanë qenë në regjimin komunist”, tha Skënder Vrioni, anëtar i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-sigurimit të Shtetit