“Hiqe uniformën!”/ Plas keq mes efektivit dhe shoferit të ‘Benz’-it, pamjet ku i riu godet dhe kërcënon policin

“Hiqe uniformën!”/ Plas keq mes efektivit dhe shoferit të ‘Benz’-it, pamjet ku i riu godet dhe kërcënon policin

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme në jug të vendit, ku një i ri është konfliktuar fizikisht me një efektiv të policisë rrugore në qytetin e Beratit, gjatë një kontrolli rutinë. Ngjarja u tensionua kur i riu zbriti nga makina dhe iu drejtua policit me fjalë kërcënuese. Sipas pamjeve të shpërndara nga JOQ Albania, shihet se situata agravon më tej kur polici shtyu derën e automjetit, duke çuar në një konflikt fizik mes të dyve. Qytetarët që ndodheshin dhe ata që po kalonin me automjetet e tyre pranë incidentit, shihen të panikosur, duke shikuar me frikë dhe shqetësim nga konflikti. Në video, i riu dëgjohet duke i thënë efektivit: “Mbaje t’i bijmë, mbaje fort. Ore hiqe uniformën, hajde dalim.”