“Shqipëria hyn në BE në 2030”/ Mesazhi i eurodeputetit bullgar gjatë vizitës në Pustec për “kujtesën bullgare”

“Shqipëria hyn në BE në 2030”/ Mesazhi i eurodeputetit bullgar gjatë vizitës në Pustec për “kujtesën bullgare”

Andrei Kovaçeviç kryetar i komisionit parlamentar në BE ka folur nga Pusteci për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor ndërsa ka deklaruar se për Shqipërinë është plotësisht i arritshëm objektivi për vitin 2030.    “Në këtë situatë të vështirë gjeopolitike në botë, duhet të pranojmë sa më shpejt të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, çdo vend vlerësohet sipas meritave të veta dhe sipas përparimit të reformave. Për këtë arsye, ne i shohim të gjitha vendet në mënyrë të veçantë. Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy vendet që ndodhen në fazën më të avancuar të integrimit dhe të procesit të negociatave me Bashkimin Europian.  Shpresa jonë është që në vitet e ardhshme të mund t’u themi mirëseardhjen si anëtarë të plotë të Bashkimit Europian disa prej vendeve...