Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kaloi nga PD te PS/ Nënkryetarja e Bashkisë Sarandë zbulon prapaskenat: Ja kur nisën mosmarrëveshjet
Ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë, Manjola Nikollo është emëruar si nënkryetare e bashkisë së këtij qytetit. Manjola Nikollo në një reagim për mediat është shprehur se, është e zhgënjyer për mënyrën se si funksionon sot PD. “Ndihem sot e zhgënjyer dhe e trishtuar nga mënyra se si funksionon partia, por ndjej detyrimin t’u drejtohem demokratëve që më kanë mbështetur ndër vite. Ajo që jam sot, jam falë tyre,” tha Nikollo. Ajo ka treguar se mosmarrëveshjet me Partinë Demokratike nisën gjatë procesit të primareve në qarkun e Vlorës, ku pas dorëheqjes nga posti i kryetares së degës, Nikollo deklaron se rezultati u ndikua nga faktorë të jashtëm. “Pas këtij procesi, u përjashtova nga komunikimet e brendshme të degës dhe nuk u njoftova për mbledhje apo...