Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
5 milionë euro për rrugët periferike: A është “asfalt elektoral” shpallja e tre tenderave nga Bashkia e Tiranës?
Në një kohë kur pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për datën e zgjedhjeve të ardhshme në Bashkinë e Tiranës, administrata aktuale e bashkisë ka intensifikuar ndjeshëm aktivitetin e saj publik. Vetëm gjatë tre ditëve të fundit, Bashkia e Tiranës ka shpallur tre procedura të reja tenderimi për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugëve në periferi të kryeqytetit, me një vlerë totale që arrin rreth pesë milionë euro. Procedura e parë është shpallur më 21 tetor dhe ka si objekt ndërtimin e Unazës Mustafakoc – Veski – Kocaj, që lidh pesë fshatra në Njësinë Administrative Baldushk, me një fond limit prej 1.5 milionë euro. Dy tenderët e tjerë janë shpallur ditën e sotme dhe përfshijnë ndërtimin e rrugës Verri – Urë në Njësinë Administrative Shëngjergj me vlerë...