Fishta si destinacion turistik, shteg 6 kilometra me itinerarin e zonës ku ka jetuar poeti

Fishta si destinacion turistik, shteg 6 kilometra me itinerarin e zonës ku ka jetuar poeti

Në fshatin Fishtë të Lezhës, vendlindja e poetit kombëtar Gjergj Fishta, është ndërtuar një itinerar turistik që bashkon kulturën, traditën dhe gastronominë e zonës. “Itinerari Fishtjan”, një shteg rreth 6 kilometra i gjatë nis me shtëpinë ku ka jetuar poeti, ndalet në muzeun e Fishtës dhe përfshin çdo bujtinë e restorant tradicional të fshatit. Kjo nismë mori jetë në 154-vjetorin e lindjes se poetit. Përgjatë rrugës janë vendosur 100 citate e vargje nga Fishta dhe autorë të tjerë që kanë shkruar për të, duke e kthyer këtë ecje në një përvojë reflektimi dhe emocioni për çdo vizitor. Në çdo bujtinë do të pwrballesh me mikëpritjen e shprehur permes fjaleve “Mirë se ju pru Zoti” e me pas servirjen e gatimeve tradicionale dhe pijeve te prodhuara...