Kërcënimet në rritje, Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Kërcënimet në rritje, Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak

  Parlamenti kroat ka miratuar rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Kroacisë mes kërcënimeve globale në rritje dhe luftës në Ukrainë. Zagrebi, sipas agjencisë së lajmeve AFP, hoqi shërbimin e detyrueshëm ushtarak në 2008-ën, një vit para se të bashkohej me NATO-n. ‘Situata aktuale gjeopolitike kërkon rikthimin e trajnimit bazë ushtarak për të forcuar aftësitë mbrojtëse të vendit’, shpjeguan zyrtarë të qeverisë kroate. ‘Jemi dëshmitarë të një rritje të llojeve të ndryshme të kërcënimeve, të cilat kërkojnë reagim dhe efikasitet nga komuniteti në tërësi’, u tha parlamentarëve Ministri i Mbrojtjes Ivan Anusiç i partisë konservatore në pushtet HDZ. Nga fillimi i 2026-ës, përafërsisht 18,000 të rinj do të duhet të ndjekin dy muaj trajnim çdo vit, nga mosha 18...