Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Balluku thirret nga SPAK/ Zbardhet telefonata kërcënuese e Ramës ndaj prokurorit
Fletë-thirrja për Belinda Ballukun nga prokurorët e SPAK përcakton se zv.kryeministrja duhet të paraqitet ditën e hënë për t’u marrë në pyetje në lidhje me një çështje ku dyshohet se është drejtpërdrejt e përfshirë. Thirrja e prokurorisë speciale është dërguar me postë në zyrat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe në përmbajtjen e saj, të firmosur nga prokurori Dritan Prençi, theksohet se numri dy i qeverisë duhet të jetë e shoqëruar me një avokat mbrojtës. Kjo nuk është hera e parë që Belinda Balluku paraqitet në SPAK. Ajo është thirrur më parë edhe për çështjen e inceneratorit të Tiranës, por në atë rast vetëm si person në dijeni të ngjarjes, në rolin e dëshmitares që sqaroi disa elementë të dosjes. Këtë herë, motivi i thirrjes është...