Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Në janar-shtator mbi 6.5 milionë dalje të shqiptarëve për pushime jashtë vendit
Nga fillimi i vitit e deri në fund të shtatorit pati mbi 6.5 milionë dalje të shqiptarëve që preferuan t’i kalonin jashtë pushimet. Sigurisht që pjesa më e madhe e tyre më shumë se një herë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në krahasim me janar-shtatorin 2024, daljet nga vendi për pushime janë zgjeruar me 9.4 për qind. “Ka një tendencë gjithnjë e më të dukshme të shqiptarëve për të kaluar pushimet jashtë vendit. Shkak janë paketat më të lira dhe shërbimet ‘all inclusive’”, tha për A2 CNN, operatori turistik Elvis Kukeli. “Në ndryshim nga një pjesë e turistëve që hyjnë në vend, ne që jetojmë këtu e ndiejmë rritjen e çmimeve ndaj edhe shpesh largohemi jashtë pasi na leverdis”, tha për A2 CNN, operatori...