U erdhi në ndihmë qytetarëve, Proda vlerëson aktin e punonjësit të policisë: Veprime të tilal nderojnë uniformën

U erdhi në ndihmë qytetarëve, Proda vlerëson aktin e punonjësit të policisë: Veprime të tilal nderojnë uniformën

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, pas mesazheve të dërguara nga disa qytetarë kalimtarë të rastit, prezentë në një aksident rrugor mëngjesin e djeshëm, në aksin Elbasan-Tiranë, të cilët panë reagimin e një punonjësi policie jashtë detyre, por që me profesionalizëm dhe humanizëm ndërhyri për t’u dhënë ndihmë të aksidentuarve dhe për të shmangur përfshirjen në aksident të automjeteve të tjera, ka falënderuar dhe i ka akorduar Nënkomisarit Paulin Drolla Certifikatën për Shërbime të Dalluara. Në fjalën e tij Proda ka vlerësuar aktin e punonjësit të policisë, duke theksuar se veprime të tilla nderojnë uniformën dhe i japin vlerë misionit të Policisë së Shtetit. Fjala e plotë e Ilir Prodës: Të jesh punonjës policie është mision ligjor dhe human, është shërbim ndaj...