Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
SPAK e dërgoi për gjykim, Kristian Shkreli: S’u kam kërkuar të votojnë Tom Doshin, linjën elektrike s’e bëj unë
Kristjan Shkreli TIRANË-Sot, SPAK dërgoi për gjykim Kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje. Gjatë hetimeve, të zhvilluara përmes metodave speciale hetimore si përgjime telefonike, vëzhgime në terren dhe veprime të tjera procedurale, SPAK ka arritur në përfundimin se Kristian Shkreli, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Vau Dejës, është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme që synonin ndikimin e votuesve në zonën e fshatit Stajkë. Sipas SPAK gjatë fushatës se 11 majit, Kristian Shkreli “u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë, në Bashkinë e Vaut të Dejës, në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate”, të Tom Doshit. Konkretisht Prokuroria njoftoi se Shkreli shfrytëzuar nevojat e banorëve të fshatit Stajkë për ndërtimin e infrastrukturës së...