“Integrimi kalon nëpërmjet kapitalit njerëzor”, Gonzato: Do vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë

“Integrimi kalon nëpërmjet kapitalit njerëzor”, Gonzato: Do vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë

Kapitali njerëzor është një faktor kryesor për rritjen ekonomike, zhvillimin e qëndrueshëm dhe shkallën e konkurencës së një vendi. Një pjesë e madhe e vendeve nuk arrijnë dot të përdorin këtë kapital në nivel të kënaqshëm për shumë arsye. Ky ka qenë edhe fokusi i konferencës me temë  “Akademia si katalizator për zhvillimin e kapitalit njerëzor në Shqipëri” ku morën pjesë aktorët kryesorë të kësaj fushe. “Nëse ne do duam të kemi një shoqëri të shëndetshme, duhet të investojmë tek kapitali njerëzor.Banka Botërore pati një rol shumë të rëndësishëm për të krijuar këtë qasje. Përkufizmi që ka ofruar Banka Botërore është që, kapitali njerëzor njohuritë aftësitë dhe shëndeti që kanë gjatë jetës së tyre, i bën ata kontribues produktiv të shoqërisë”, tha ambasadori i BE-së,...