Sfida e re e Kombëtares: A do ta arrijë Shqipëria Botërorin?

Sfida e re e Kombëtares: A do ta arrijë Shqipëria Botërorin?

Kombëtarja shqiptare ndodhet në një moment vendimtar të rrugëtimit të saj drejt “Play Off”-it të Botërorit. Për të mbajtur gjallë ëndrrën e madhe, kuqezinjtë duhet të fitojnë me patjetërndaj Andorrës, e më pas të shpresojnë që Anglia të ndalë Serbinë. Aktualisht, Shqipëria numëron 11 pikë pas 6 ndeshjeve, ndërsa maksimumi që mund të arrihet është 17 pikë, një kuotë që, edhe pse jo rekord, do të vuloste matematikisht pjesëmarrjen në fazën pasuese. Historikisht, kuqezinjtë kanë bërë më mirë në aspektin e pikëve, por jo gjithmonë fati ka qenë në anën tonë. Rekordi mbetet ai i kualifikueseve për Botërorin e kaluar, ku Shqipëria mbylli grupin me 18 pikë pas 10 ndeshjeve, duke marrë 6 fitore, por humbur 4 përballje direkte me Anglinë dhe Poloninë. Megjithatë, mesatarja...