Shkodër/ Operacioni i koduar ‘Hunters’… çfarë fshihet pas tij?

Shkodër/ Operacioni i koduar ‘Hunters’… çfarë fshihet pas tij?

Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Hunters”, në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme. Gjatë një kontrolli të zhvilluar gjatë natës në fshatin Rragam, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë konstatuar pesë shtetas që kryenin gjueti në kundërshtim me moratoriumin e gjuetisë. Në momentin e ndalimit, në automjetin me të cilin lëviznin u gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri (një pistoletë dhe një pushkë), 2 armë gjahu, municion luftarak, një dron dhe një shpend i vrarë. Kontrollet u shtrinë më tej edhe në banesat e personave të arrestuar, ku në shtëpinë e shtetasit E. M. u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në...