E shtuna sjell kthesën drastike të motit, ja çfarë pritet të ndodh nesër

E shtuna sjell kthesën drastike të motit, ja çfarë pritet të ndodh nesër

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet alternime vranësirash mesatare deri të dendura dhe kthjellime. Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra përgjatë maleve. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 22 gradë celcius, ndërsa ato minimale do të skojnë deri në 7 gradë celcius. Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 6m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri 10m/s Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.