“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Zëvendëskryeministrja, njëherësh edhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar se në të ardhmen do të kemi udhëtime nga Zvicra drejt Shqipërisë. Gjatë udhëtimit me tren nga Zyrihu në Bern, Balluku theksoi rëndësinë e përfshirjes së Shqipërisë në korridoret hekurudhore europiane dhe bashkëpunimin e ardhshëm me hekurudhën zvicerane për zhvillimin e transportit hekurudhor në vendin tonë. “Me skuadrën e #MIE dhe #Hekurudhës Shqiptare në një udhëtim me tren nga 📍 Zyrihu në Bernë për takimin bilateral me homologun zviceran të Transportit, Energjisë dhe Mjedisit”, shkruan Balluku. Deklarata e plotë e Belinda Ballukut:  “Mirë do ishte që udhëtimin me tren ta bënim nga Zvicra në Shqipëri dhe shumë shpejt do ta bëjmë këtë nëpërmjet korridoreve Europiane, ku Shqipëria do bëhet pjesë, ashtu siç po...