Hetimi për vrasjen e dyfishtë në Greqi merr kthesë të papritur, ja pistë e re për autorët e vërtetë

Hetimi për vrasjen e dyfishtë në Greqi merr kthesë të papritur, ja pistë e re për autorët e vërtetë

Hetimi për vrasjen e dyfishtë në Finikounda ka hyrë në fazën më intensive, ndërsa të dhëna të reja po ndryshojnë drejtimin e hetimeve. Sipas burimeve hetimore, prokurorja e çështjes ka tashmë në dispozicion analizat e komunikimeve nga shtatë telefona celularë, që lidhen në kohë me natën e ngjarjes, si edhe me ditët para dhe pas vrasjes, midis Mesinisë dhe Athinës. Sipas raportimit të Kostas Gazoulis në emisionin Newsroom të ERT News, zbulimet e reja nga heqja e sekretit telefonik pritet të hedhin dritë mbi kontradiktat që janë vërejtur në dëshmitë e dy 22-vjeçarëve që ndodhen në paraburgim. Autoritetet po përqendrojnë tani vëmendjen te mundësia e ekzistencës së një nxitësi, që mund të ketë udhëhequr ngjarjen.Avokatja Katerina Fragaki, e cila ka qenë për vite me radhë...