Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO / Balluku, me tren nga Zyrihu në Bernë: Bashkëpunim me Zvicrën për rrjetin hekurudhor në Shqipëri
Zëvendës/kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ka zhvilluar një udhëtim me tren nga Zyrihu në Bern të Zvicrës. Përmes një prononcimi për qytetarët, Balluku shprehet se Qeveria shqiptare është duke bërë plane për një bashkëpunim të ngushtë edhe me hekurudhën zvicerane në të ardhmen, përsa i përket zhvillimit të transportit hekurudhor, duke nisur sipas saj me projektin e parë, atë nga Tirana në Durrës. Balluku premtoi se në të ardhmen, përmes korridoreve hekurudhore europiane, qytetarët do të mund të udhëtojnë me tren nga Zvicra në Shqipëri. Prononcimi Ballukut: Shumë mirë do ishte që të bënim rrugëtimin me tren nga Zvicra në Shqipëri dhe do ta bëjmë në të ardhmen përmes korridoreve hekurudhore europiane ku Shqipëria do të bëhet pjesë, ashtu siç...