Burimi:
Sarandanews.com
Foto © Sarandanews.com
Vrau kambistin në Delvinë, pas Strasburgut, Durim Leka vijon betejat për liri
Një 42-vjeçar, i cili prej 20 vitesh ndodhet i burgosur për një vrasje të kryer në fshatin Shijan të Delvinës, për të cilën është dënuar me burgim të përjetshëm, po vijon betejat ligjore për të fituar lirinë. Pasi mori edhe refuzimin e Gjykatës së Strasburgut në mars 2024, nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë, Durim Leka po kërkon lirinë me kusht. Në 16 tetor 2025, në Gjykatën e Korçës, është rregjistruar kërkesa e Durim Lekës për “lirim me kusht”. Seanca është planifikuar të mbahet në 17 nëntor, kur gjyqtari Estjon Venxha pritet të shqyrtojë kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Sarandës. Leka më herët ka kërkuar edhe ulje dënimi nga e njëjta Gjykatë, vendimi për të cilën nuk...