Berisha thirrje për protesta brenda vendit dhe jashtë tij

Berisha thirrje për protesta brenda vendit dhe jashtë tij

Kreu demokrat Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve dhe opozitës që të angazhohen në protesta madhështore, për të kërkuar respektimin e vullnetit të qytetarëve dhe për të mbrojtur demokracinë. Sipas tij, Rama dështoi në përpjekjet për të ndryshuar ose bllokuar raportin për zgjedhjet e 11 majit. “Edi Ramën lexojeni rresht për rresht, se çfarë i atribuojnë, se si defakto duke atakuar të gjitha qëndrimet e tij e nxjerrin një armik të egër të votës së lirë. Edhe një moment këtu. Asnjeri nuk mund të thotë se, kam lexuar raportin pa lexuar dhe fusnotat. Për të patur idenë e plotë për raportin është kusht leximi i tij integral, përfshirë fusnotat. Aty ju, pra në këtë tërësi, po të lexoni raportin e Bjellorusisë, afër Llukashenkos janë dhe...