Fluturimi i fundit i të arratisurit: Arrestohet shqiptari që grabiti ish-pronarin

Fluturimi i fundit i të arratisurit: Arrestohet shqiptari që grabiti ish-pronarin

Një 41-vjeçar shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht për një vjedhje prej 130 mijë eurosh të kryer në vitin 2016 në Stoupa të Greqisë, është burgosur. Ai u arrestua nga Policia e Shtetit në Aeroportin Valerio Catullo të Veronës, “Villafranca”, teksa përpiqej të rikthehej drejt Tiranës. Oficerët e Policisë Kufitare thanë se e identifikuan të riun teksa verifikonin dokumentet e pasagjerëve që po niseshin me fluturimin e radhës. Nga aty u zbulua edhe urdhër-arresti ndërkombëtar i lëshuar nga Greqia. Shqiptari cilësohej si një grabitës profesionist. Sipas dosjes greke, ai akuzohet për hyrje me forcë në makinën e ish-pronarit, që e kishte parkuar pranë restorantit të tij dhe më pas për vjedhjen e një kutie laptopi, që përmbante 130,000 euro në kartëmonedha me prerje të ndryshme. Sipas autoritetit...