Flasin grevistët e Marinzës: Rrogat e mbi 400 naftëtarëve sa rroga e një kinezi tek Bankers

Flasin grevistët e Marinzës: Rrogat e mbi 400 naftëtarëve sa rroga e një kinezi tek Bankers

Prej rreth dy javësh naftëtarët e Marinzës, të organizuar nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur janë futur në grevë urie dhe kërkesat e tyre kryesore janë për rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës. Në një prononcim për “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2 CNN, 10 naftëtarët në grevë urie thanë se pagat e tyre janë rritur vetëm 8 mijë lekë në 8 vite, çka është qesharake në raport me rrogat që marrin punonjësit kinez të Bankers Petroleum. “Unë jam inxhinier nafte. Kam 18 vite në këtë kompani. Ndërkohë që vijnë këtu njerëz të tjerë marrin paga marramendëse dhe punën e bëjmë neve”,  tha një naftëtar për “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2 CNN. “Ne nuk po kërkojmë të barazojmë pagat tona me ato të...