Belinda Balluku nën hetim nga SPAK? PD pretendon se zv.kryeministrja është marrë e pandehur

Belinda Balluku nën hetim nga SPAK? PD pretendon se zv.kryeministrja është marrë e pandehur

Zv. kryemministrja, Belinda Balluku merret nën hetim nga SPAK. Kështu ka pretenduar kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Sipas një postimi të gjatë në faqen e tij në facebook, Bardhi thotë se të hënën ajo është thirrur nga prokurori si e pandehur. “Belinda Balluku është zyrtarja më e korruptuar e shtetit shqiptar në këto 35 vite. Në çdo aferë, në çdo sektor, janë gjurmët e saj të korrupsionit, nga energjia tek infrastruktura; nga Tuneli i Llogarasë tek Aeroporti i Vlorës. Dosjet e saj në SPAK janë me dhjetëra dhe duket se njëra prej tyre ka marrë rrugë tashmë. Kjo është arsyeja pse prej kohësh tashmë, burime të mirëinformuara, bëjnë me dije se prokurori i posaçëm z. Dritan Premçi është nën presion nga brenda...