Mijëra hungarezë në rrugët e Budapestit, Orban: Nuk duam të vdesim për Ukrainën!

Mijëra hungarezë në rrugët e Budapestit, Orban: Nuk duam të vdesim për Ukrainën!

Në kryeqytetin hungarez u mbajtën tubime të ndara, teksa si partia në pushtet e kryeministrit Viktor Orban, ashtu edhe opozita, u përpoqën ta lidhin këtë ngjarje historike me sfidat dhe qëllimet politike që pritet të përcaktojnë zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. “Reuters” shkruan se dhjetëra mijëra mbështetës të Orbanit marshuan të enjten në Budapest për t’i shprehur përkrahjen liderit nacionalist në një ditë me rëndësi për Hungarinë, ndërsa ai po përballet me kërcënimin më serioz ndaj pushtetit të tij 15-vjeçar nga një parti opozitare pro-BE, në prag të zgjedhjeve të vitit 2026. Përkujtimi i kryengritjes antisocialiste të vitit 1956, e cila u shtyp me forcë nga Ushtria e Kuqe, vjen në një moment të ndjeshëm për Orbanin, që ka kundërshtuar politikën e Bashkimit Evropian...