Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Nëse Binaj nuk njeh Berishën, ne demokratët pse ta duam?”
Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e ftuar në studion e “Puls” nga Bruna Çifligu në A2CNN, deklaroi se nuk i ka pëlqyer një deklaratë e Florjan Binajt në lidhje me kreun e PD-së. “Unë jam anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe normalisht si përfaqësuese e lartë në Partinë Demokratike kam edhe një linjë politike. Patjetër që unë do ta votoj Florian Binajn. Kjo nuk diskutohet. Unë do ta mbështes patjetër kandidatin të cilin do të mbështesë opozita. Unë kam qenë për një kandidat politik. Gara është politike dhe kur bëhet fjalë për zgjedhjet e Tiranës, këtu kemi parasysh garën më të rëndësishme për të ardhur në pushtet dhe për të qenë alternativë për shqiptarët. Unë kam qenë për figura...