Ekspertët: Rekomandimet e ODIHR-it të zbatohen pa vonesë. Ndërhyrja në Kodin Zgjedhor, e domosdoshme

Ekspertët: Rekomandimet e ODIHR-it të zbatohen pa vonesë. Ndërhyrja në Kodin Zgjedhor, e domosdoshme

Raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit sipas zëvendëskryetarit të KRIIK, Dritan Taulla, është paradoksal, pasi në një anë evidenton përmirësime në ligj, nga ana tjetër ngre problematika serioze. Për RTSH, z. Taulla thekson se gjetjet flasin për demokraci me fasadë të mirë, ndërsa integriteti i zgjedhjeve ende mungon. “Në vetvete, Kodi i ri Zgjedhor garanton zgjedhje me integritet dhe standarde, por ama duhet të zbatohet në mënyrën e duhur. Evidenton edhe shumë momente kur nuk është zbatuar në mënyrën e duhur, përfshirë edhe faktin që Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve e pa ligjin shumë ngushtë kur erdhi puna te përdorimi i burimeve shtetërore. Dokumenti i Kopenhagës, specifikisht paragrafi 5.4 thotë që duhet që partitë politike të jenë të ndara nga shteti. Ne të...