Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Mos u anko kot! Kaq pak minuta të duhen për të qenë më produktiv/e!
Edhe në rastet kur fle, bën scroll në telefon apo thjesht po sheh tavanin, mund të jetë e vështirë të ndërrosh ritmin dhe të bëhesh vërtet një njeri produktiv. Mendimi për të filluar diçka mund të duket i padurueshëm, sidomos kur ke një listë të gjatë detyrash që duken të pamundura për t’u përballuar. Kur ndihesh se ke ngecur dhe nuk ke motivim (ose thjesht je shumë rehat) “rregulli i 5 minutave” është një ndihmë e madhe. Në vend që të ndihesh sikur duhet t’i bësh të gjitha ose të shqetësohesh se si do t’i përfundosh, thuaji vetes se do të ngrihesh dhe do të punosh vetëm për pesë minuta. Vetëm kaq duhet! Sipas Dr. Jenny Shields, psikologe e licencuar, ky truk është...