Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
‘Kanë sjellje skandaloze…’/ Trump: Të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë janë ndërprerë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të enjten vonë se të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë janë ndërprerë përfundimisht, shkaku i asaj që ai e quajti reklamë mashtruese, në të cilën ish-presidenti i ndjerë, Ronald Reagan, fliste negativisht për tarifat. Trump vendosi tarifa ndaj çelikut, aluminit dhe automjeteve kanadeze në fillim të këtij vitit, duke bërë që Otava të përgjigjej me masa të ngjashme. SHBA-ja dhe Kanadaja kanë qenë duke biseduar tash e disa javë për një marrëveshje të mundshme në sektorët e çelikut dhe aluminit. “Bazuar në sjelljen e tyre skandaloze, të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë janë ndërprerë”, shkroi Trump në rrjetin e tij social, Truth Social. Doug Ford, kryeministër i provincës kanadeze Ontarios, tha në fillim të kësaj jave se reklama...