Platini: Është një mafie zvicerane ku gjykata sportive është krahu i armatosur i stafit vendimmarrës të FIFA-s

Platini: Është një mafie zvicerane ku gjykata sportive është krahu i armatosur i stafit vendimmarrës të FIFA-s

“Gjykata sportive është krahu i armatosur i drejtuesve të FIFA-s. Ata nuk më donin sepse kishin frikë se do të ndryshoja gjithçka.”  Michel Platini ka nisur sulme të mëtejshme ndaj drejtësisë sportive. “Është një skandal,” deklaroi “Mbreti” që është nofka e Michel Platini, në Festivalin e Drejtësisë Penale. “Në Zvicër, presidentët e komiteteve emërohen nga FIFA. Çdo gjë bëhet midis tyre. Prokurorëve zviceranë që kryejnë hetimet u është kërkuar të qëndrojnë në FIFA kur të dalin në pension. Gjykata e Arbitrazhit për Sportin paguhet një milion euro çdo vit nga FIFA.”  “Është një mafie zvicerane ku gjykata sportive është krahu i armatosur i stafit vendimmarrës të FIFA-s,” shtoi ai. “Pra, nuk është normale dhe nuk është e drejtë, këto gjëra duhet të ndryshojnë. Futbolli nuk i përket UEFA-s...